“Nëse Evropa i përjashton, të bashkohen Kosova e Shqipëria për të mirën e tyre”
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 29 April 2017
Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips, thotë se Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë angazhimin e tyre në këtë rajon, ku ende ka vende me demokraci të brishtë.
Phillips është Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Neë Yorkut dhe ka shërbyer si këshilltar i çështjeve të jashtme për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama.
“Sigurisht që ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt një vale pakënaqësish sociale, në një masë të madhe, ngaqë udhëheqësit politikë nuk kanë të treguar se janë të aftë që t’i udhëheqin këto vende gjatë tranzicionit të tyre. Por ka edhe faktorët ë jashtëm që nxisin mungesë stabiliteti dhe ato duhen marrë në konsideratë”, ka thënë Philips në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Philips thotë se përpjekjet e kohëve të fundit të Rusisë për të patur ndikim tek vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë materializuar.
“Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore, duke u përpjekur të minojë ndikimin amerikan; synimi i Rusisë është t’i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund, për të kthyer mbrapsht statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur”, ka theksuar ai.
Duke u ndalur tek deklarata e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët aludojnë për një bashkim të mundshëm mes dy vendeve nëse zbehen shanset e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE, eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips thotë se “kjo është një Shqipëri normale, tashmë ka çështje që i lidhin të dy vendet; nëse shqiptarët duan të bashkëpunojnë më nga afër, ata duhet ta bëjnë këtë”.
“Dështimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka ngritur çështje serioze nëse Evropa dëshiron t’i integrojë territoret shqiptare, apo dëshiron t’i përjashtojë ato. Nëse do t’i përjashtonte, atëherë territoret etnike të shqiptarëve të bashkohen, për t’u shërbyer interesave të tyre kombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë e tyre të përbashkët… Objektivi i Rusisë është të provokojë një konflikt në mes Serbisë dhe Kosovës dhe pastaj ta përdorë atë konflikt si pretekst që Moska të demonstrojë forcë në rajon.
SHBA mund ta parandalojë këtë përmes një angazhimi më të thellë diplomatik dhe komercial me Kosovën dhe me Shqipërinë. Populli serb nuk duhet të mashtrohet, Rusia nuk po vepron në interes të tij, por vetëm për interesat e veta të ngushta, duke e përdorur atë që të fillojë një luftë me Kosovën dhe ta përdorë këtë si një pretekst që Rusia demonstrojë forcën e saj në rajon”, ka theksuar David Philips.
Ai është ndalur edhe tek kriza e fundit politike në Maqedoni, duke thënë se problemi në Maqedoni nuk janë tensionet ndëretnike, por se “problemi ka të bëjë me qeverisjen dhe dështimi i maqedonasve për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve, për të formuar koalicione dhe për të shkuar në një drejtim nga i cili të përfitojnë të gjithë, për të çuar përpara interesat e të gjithëve në Maqedoni”.
“Qeveria e Maqedonisë ka dështuar për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, ka polarizuar shqiptarët etnikë dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, që bën të mundur fragmentimin dhe konfliktin. Është koha kur udhëheqësit politikë në Maqedoni duhet t’i lenë mënjanë interesat personale dhe provinciale dhe t’u shërbejnë interesave të shtetit, të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, që u siguron të drejta pakicave, dhe të ndalojë minikonfliktet, që janë duke rrezikuar të çojnë në një degjenerim më të madh të Maqedonisë”, u shpreh Philips, ekspert i çështjeve të Ballkanit.
Ndërkaq, për Serbinë dhe lidhjet e saja të forta me Rusinë, Philips thotë se ky vend duhet të zgjedh nëse dëshiron të afrohet me BE-në apo t’i qëndrojë besnike Rusisë, por se, sipas tij, “nuk mund t’i ketë të dyja”.
Në fund, ai thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë neglizhuar Ballkanin gjatë viteve të fundit të administratës Obama.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...