Lajme

Nëse e shihni këtë 22 vjeçar, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 10 December 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë në dhënien e informatave për vendndodhjen e Aaron Rexhajt, i cili dyshohet për blerje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: · AARON (Halit) REXHAJ i lindur me 05.04.1999 në Gjermani. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, thuhet në kërkesën e policisë.

Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku mund të thërrasin qytetarët që kanë informata për vendndodhjen e të dyshuarit.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera