Rozë

“Nëse dikush po e zëvendëson Oltën ajo është Kiara”” – Efi dhe Kiara përplasen më njëra-tjetrën

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 04 April 2023

Përveç një debati të fortë me Luizin, Efi ka debatuar ashpër edhe me moderatoren Kiara Tito.

Dyshja gjatë spektaklit të sotëm (e marte) janë përplasur me njëra-tjetrën duke përmendur edhe situate nga jashtë.

E gjitha nisi kur Efi e pyeti Kiarën nëse mund të ia konfirmonte nëse është ajo që ka ndikuar në ftohjen e raporteve të saj me Luizin.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas kësaj, Kiara përveç që e ka mohuar një gjë të tillë ajo tha se ishte pikërisht moderatorja përmes të cilës ajo ka krijuar një miqësi me Luizin.

Të dy vajzat më pas u ftuan që të hyjnë bashkë në ‘Dhomën e surprizave’ për të diskutuar largë banorëve të tjerë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Prisja një telefonatë nga ti, a je mërzitur që nuk të kam përkrahur nga jashtë, por kam mbështetur vetëm Luizin, ndërsa çka bëre është një video kundër meje duke përfituar në kurrizin tim, unë nuk do ta bëja kurrë, njerëzve të drejtë gjithmonë iu bien, kjo java jashtë më ka bërë shumë mirë ”, i tha Kiara mes tjera.

Ndërkohë, Efi tha se ka mbetur e befasuar nga ky reagim i Kiarës madje edhe e krahasoi me aktoren e njohur që u largua ditë më parë, Olta Gixharin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Në momentin që ka dalë Kiara, i kam thënë në lidhje me mua më merr në telefon kur të duash, unë prita që ajo të qetësohet, kur e pyeta më tha jemi në rregull, i kam marr vesh të gjitha, para se të futemi, si gënjejnë kaq shumë, po më gënjejnë sy me sy, nëse deri më tani është vënë në diskutim se kush po e zë vendin e Oltës, je një zhgënjim, pasi e pave famën e Luizit”, tha ndër tjera Efi. /Telegrafi/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy