Nëse dështon zgjedhja e Osmanit, LDK do propozojë Isa Mustafën ose Fatmir Sejdiun për president
Autori: Gazeta inFokus
20:05 | 31 March 2021
Në rast se dështon zgjedhja e Vjosa Osmanit, në postin e presidentit të vendit, atëherë LDK, do të dalë me një propozim të saj.
Siç raporton Kanal 1o, Isa Mustafa ose Fatmir Sejdiu, do të jetë njëri nga propozimet që LDK, do i bëj për president të ardhshëm të vendit.
Ndërkohë, sipas burimeve të Kanal10, në rast se Vjosa Osmani nuk do të arrihet t’i marr votat e mjaftueshme për presidente, atëherë LDK-ja do të dalë me dy emra për këtë post. Burimet e televizionit kanë thënë se ata do të jenë ish-dy kryetarit e LDK-së, Fatmir Sejdiu ose Isa Mustafa.
Të dy këta, edhe Mustafa, gjithashtu edhe Sejdiu, kanë qenë udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme LDK mori vendim për të qëndruar në sallë, në momentin kur hedhet në votim zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente.
Mirëpo, ende nuk dihet se a do ta bëjnë një gjë të tillë të gjithë deputetët e kësaj partie.
Kjo pasi që ka zëra që Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe eventualisht ish-kryeministri Avdullah Hoti, mund ta bojkotojnë këtë vendim të partisë.
Kurse, PDK dhe AAK, edhe gjatë ditës së sotme e bënë të qartë qëndrimin e tyre se nuk do të qëndrojnë në sallë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit të zgjedhet presidente.
Përjashtim bën deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka lënë të hapur mundësinë që të qëndrojë në sallë.
Ditëve në vijim pritet të bëhet e ditur edhe dita kur mund të thirret seanca e jashtëzakonshme për zgjidhjen e presidentit.
Të tjera
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...
-
Osmani tregon se si veproi Adem Jashari kur iu ofrua një cigare gjatë Ramazanit në luftë
Hoxha Osman Musliu, ka rrëfyer disa detaje gjatë muajit të Ramaznit në periud...
-
Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmor...
-
Bashkësia Islame e Kosovës vjen me një njoftim për muajin e Ramazanit
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi ka thënë se agjërimi i Ramazani...
-
Kurti: Mërgata është jetike për zhvillimin e kombit tonë, do ta ketë përkrahjen që meriton
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me LVV-në në Kosovë...