Lajme

“Nëse deputetëve të VV’së u shpenzohet bateria e laptopit, fjalimet u mbesin në gjysmë”

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 17 May 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se nëse deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, u shpenzohet bateria e laptopit gjatë seancave në Kuvend, u mbet fjalimi në gjysmë.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratat e disa ish-deputetëve të VV-së, të cilën patën thënë se grupi parlamentar është i kontrolluar nga një “grup i fuqishëm” brenda partisë, me ç’rast pretendoi se atyre u shkruan dikush tjetër fjalimet për në Kuvend.

“Ne kemi batuta me deputetët e Vetëvendosjes, çdo herë që e marrin fjalën në Kuvend, nëse kanë fat të keq me iu shpenzua bateria e laptopit, iu mbet fjalimi në gjysmë, sepse e kanë të shkruar nga dikush tjetër. Kjo është pak fatkeqësi. Ndonjëherë ngacmohemi me vete, e ndonjëherë edhe me metafora”, deklaroi Zemaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

-Advertisement-

Kujtojmë se ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjatë një fjalim në hollin e Kuvendit të Kosovës, pati pretenduar se Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së, kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

Pas kësaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit, tani deputet i pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera