Lajme

Nervozohet Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 15 April 2019

Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, kështu po deklaron kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

Duke folur për gazetën e Beogradit “veçernje novosti”, Dodik, ai  ka shtuar se për Kosovën do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia. Tutje, ai këmbëngul se Republika Serbe është shtet i pavarur, por shton se për këtë pavarësi i mungojnë “letrat”.

E për t’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mund ta shpallë pavarësinë.

-Advertisement-

Këtë shpallje pavarësie ai e ka ndërlidhur me Kosovën:

Ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

“Stabiliteti më i madh do të arrihej sikur të gjithë serbët të bashkoheshin në një Serbi perspektive”, ka shfaqur dëshirën në fund Dodiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera