Lajme

Nerqize Arenliu emërohet u.d drejtoreshë e ShSKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 26 January 2023

Nerqize Arenliu është zgjedhur si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Arenliu deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit, ndërsa emërimi i saj në krye të ShSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut, njofton Klankosova.tv.

Tash ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, ishte edhe drejtoreshë e Shëndetësisë në Prizren gjatë kohës kur me këtë komunë udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera