Shëndetësi

Nëntori – muaji më depresiv i vitit?

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 01 November 2017

“Nëntori është muaji më i papëlqyer i tërë vitit” – Louisa May Alccot, “Little Women.”

Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se nëntori është muaji më depresiv i tërë vitit, por, ndonëse për disa mund të mos jetë kjo e vërtetë, për disa tjerë është shumë aktuale, transmeton Telegrafi.

Siç deklarohen disa, në nëntor nuk ka ndonjë gjë emocionuese. Në përgjithësi vjeshta është sezonë me agjendë të ngjeshur.

-Advertisement-

Shkolla fillon në shtator, Halloween-i është në nëntor, dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh në dhjetor.

Por, problemi është se asgjë nuk ndodh në nëntor!

Tjetra është se nëntori është muaj shumë i ftohtë, dhe nëse jeni adhurues i stinës së verës, normalisht se nuk do të ndiheni të kënaqur gjatë nëntorit.

Ngjyrat e vjeshtës në nëntor hiqen, pemët mbesin pa gjete ndërsa era është shumë më e fortë!

Edhe psikologjia thotë se nëntori për shumë njerëz mund të jetë depresiv. Sipas psikologjisë, këto janë disa arsye se përse disa njerëz ndihen kështu:

Ëndrrat: Është muaji i parafundit i vitit, ku jeni në garë për të arritur diçka të cilën e keni pasur synim ta arrini para se të vjen fundviti. Dhe, nëse e keni marrë seriozisht këtë “garë”, atëherë jeni të mbushur me stres, presion dhe frustrim.

Qëllimet: viti ka kaluar dhe ju ka mbetur vetëm një muaj. Të gjitha qëllimet e paarritura ju vijnë në mendje dhe ju krijohet një energji negative e cila ndikon në stilin tuaj të jetesës.

Ndryshimi: është muaj ku Toka përjeton ndryshime të dukshme, dhe ndryshimet e tilla atmosferike krijojnë mos-balancim dhe probleme me disponimin.

Financat: Pasi që është fundviti, kjo do të thotë se gjatë muajit dhjetor për shkak të festave do të ketë më shumë shpenzime, ndërsa nëntori është muaj ku shumica e familjeve kursejnë më shumë para për t’i shpenzuar në muajin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera