Nëntëfishohet numri i shikuesve në Teatrin Kombëtar
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 04 March 2018
Përderisa viteve të kaluara, numri i shfaqjeve ishte në masë më të vogël në Teatërin Kombëtar të Kosovës, këto dy vitet e fundit është shënuar një përmbysje e shikueshmërisë së vogël.
Në vitin 2015 ishin shfaqur as më pak e as më shumë se 7 shfaqje premierë në Teatrin Kombëtar, nga viti 2016, është bërë një ringjallje e Teatrit, duke u dhënë premiera të shumta dhe plus kësaj shikueshmëria është në një nivel shumë të mirë, krahas viteve paraprake.
Këtë e thotë edhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi, të cilit thekson se nga 2016, shikueshmëria është nëntëfishuar, duke kaluar shifrën prej 2 mijë e 900 shikues në 21 mijë shikues.
Ai po ashtu ka shtuar se tashmë së bashku me stafin e TKK-së, e kanë identifikuar atë së çka duhet t’i servohet publikut si vlerë, të cilën vlerë pohon se publiku e konsumon. Në këtë lloj studimi kundrejt publikut, Sopi ka futur edhe disa risi si gjuha teatrore, shprehjet moderne dhe tekstet origjinale, të cilat sipas Sopit janë efekti që ka ndikuar në rezultatin e dhënë.
Një nga aktorët kosovarë, Agron Shala, i cili së fundmi ka realizuar shfaqjen “ Njeriu që mungonte”, dhe që prej vitesh është pjesë e shfaqjeve në teatër, pohon për një rritje të shikueshmërisë, duke thënë se kohëve të fundit sallat po mbushen plot.
E sa i përket gjendjes në aktrim, ai thotë se ky vend është i ngulfatur, ka mungesë të perspektivës, kulturë të degraduar, përpos kulturës që po bën shpërthime në këtë drejtim duke iu ikur politikave.
Edhe Ismet Azemi, po ashtu me profesion aktor, por njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka thënë për KosovaPress, se teatri është institucioni më i lartë kulturor i çdo vendi, për të cilin duhet një kujdes i veçantë që të ngritet në nivelin më të lartë.
Sa i përket shikueshmërisë në teatër viteve të fundit, edhe Azemi nuk e ka kontestuar një realitet të tillë, që shikueshmëria është në rritje dhe komunikimi i publikut me skenën është tejet në nivel, së paku dy vitet e fundit.
Teatri Kombëtar në Prishtinë, i themeluar prej vitit 1946, fillimisht në Prizren, ka arritur afro 73 vite në shërbim të publikut, duke shënuar kështu edhe një periudhë të gjatë kohore me kontribut mjaft të madh, i cili vitin 2018 pritet të shënojë përmasa të mëdha në ngritjen e nivelit në përgjithësi, duke e rritur numrin e shfaqjeve, aktorëve etj.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...