Lajme

Nëntë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 07 August 2018

Deri tani janë nëntë vetë kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi, ndërkohë që janë regjistruar 102 raste të sëmundjes, njoftoi sot Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë.

Sipas raporteve, tre të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor janë nga rajoni Jugperëndimor, pesë nga Beogradi dhe një nga Qarku i Jugut Banat.

Virusi i Nilit Perëndimor, përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri. Mushkonjat e infektuara janë ato që rriten dhe shtohen, sidomos në vendet ku ka pellgje me ujëra amull.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera