Lajme

Nëntë raste të vdekjes nga COVID-19 vetëm në Prishtinë brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 03 December 2020

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona si pasojë e infektimit me koronavirus. 9 nga ta janë nga Prishtina.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me koronavirus në vend.

Brenda 24 orëve të fundit janë testuar 1 mijë e 510 mostra, nga të cilat 627 kanë rezultuar pozitive.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona, ku 9 nga ta janë nga kryeqyteti.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është 1 mijë e 62.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera