Lajme

Nëntë raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 27 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 1.591 mostra , 9 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758.

Në total numri i rasteve aktive është 334”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera