Lajme

Nëntë për qind e qytetarëve të Prishtinës kanë dalë në votime

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 14 November 2021

Deri në orën 11, në komunën e Prishtinës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 9,33 për qind apo 15.901 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.

Në kryeqytet të drejtë vote kanë 195.978 qytetarë në gjithsej 238 vendvotime.

Në raundin e parë në Prishtinë, i pari doli ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me 35,433 vota ose 42,33 për qind, i përcjellur nga Përparim Rama i cili ka siguruar 24.572 vota apo 29,35 për qind./Gazeta Infokus/

Të tjera