Lifestyle

Nëntë gjërat që çiftet e lumtura i bëjnë para se të flenë

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 26 November 2020

Është shumë e rëndësishme të kaloni pak kohë me partnerin tuaj para se të flini.

Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet të kaloni së bashku, një orë ose disa minuta. Të flisni dhe të tregoni dashurinë tuaj, është gjithçka që ju nevojitet.

E nëse “magjia” para gjumit ju ka humbur, ja disa këshilla.

-Advertisement-

Hiqni telefonin nga dora

Harrojeni punën, flisni për gjithçka tjetër, përveç punës.

Shkoni në shtrat në të njëjtën orë.

Kushtojini vëmendje ndjenjave të njëri-tjetrit. Ju nuk keni nevojë të jepni këshilla ose të gjeni zgjidhje të menjëhershme për problemet. Ndonjëherë ne thjesht duam të flasim dhe të ndiejmë kujdesin dhe mbështetjen e të dashurve tanë.

Mos u zini, apo të bëni biseda të rënda.

Mbajini fëmijët larg dhomës së gjumit.

Mos harroni të puthni partnerin tuaj para se të flini si dhe të përkëdheleni për disa minuta kur jeni tashmë në shtrat. Kjo është shumë relaksuese dhe ngjall emocione pozitive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera