Nënshtetësia shqiptare e Haradinajt, s`çon peshë në vendimin e Colmarit
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 25 April 2017
Vendimi nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo jo, pritet të merret pasnesër, më 27 prill nga Gjykata në Colmar të Francës. Për lirimin e tij është shprehur i bindur anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Berisha ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që për Haradinajn të vendoset ndryshe. Tutje, ai ka komentuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare, të cilën presidenti shqiptar Bujar Nishani ia ka dorëzuar dje Haradinajt dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Berishës, Shqipëria nuk do të mund të luajë asnjë rol më shumë në rastin Haradinaj, se sa shtetet tjera mike të Kosovës të cilat kanë kërkuar lirimin e Haradinajt.
“Nuk mendoj se ka të bëjë diçka me Shqipërinë, sepse fjala është për një aktakuzë me kërkesë të Serbisë ndaj shtetit të Francës për një shtetas të Kosovës. Shqipëria sikurse vendet tjera mike që nuk i kanë trajtuar këto kërkesa të Serbisë si valide, pra nuk ka rol specifik të Shqipërisë këtu. Shqipëria dhe shtet tjera në mënyrë diplomatike e kanë bë të qartë se lirimi i Haradinajt është kërkesë e tyre por Shqipëria nuk është palë. Kjo është një procedurë gjyqësore ku edhe vet Franca është deklaruar se e ka sistemin e pavarur dhe gjykata nuk ka më arsye që të nxjerrë një procedurë të re”, ka thënë ai.
Në të njëjtin qëndrim është edhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj.
Sipas tij, nënshtetësia shqiptare e Haradinajt nuk ka aspak relevancë për sistemin e drejtësisë franceze.
Miftaraj për “Indeksonline” ka thënë se vendimi më meritor që do të mund të jepte Gjykata në Francë, është lirimi i Haradinajt.
“Për gjykatën në Francë nuk ka asnjë relevancë nëse z. Haradinaj ka marr shtetësinë e Shqipërisë. Andaj edhe nuk mund të ketë ndonjë ndikim lidhur me lirimin e z. Haradinaj. Nëse zbatohet e drejta ndërkombëtare penale dhe praktikat e ndjekura nga shumë shtete të Bashkimit Evropian në raste të njejta kur shtetas të Kosovës janë arrestuar në bazë të fletëarresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia pa bazë, vendimi meritor i marr nga Gjykata në Francë do të ishte lirimi i z.Haradinaj”, ka sqaruar ai.
Tutje, Miftaraj ka shtuar se duhet të besohet që drejtësia franceze nuk do të lejoj që të manipulohet nga ana e autoriteteve serbe dhe do të venë drejtësisnë në vend duke liruar Haradinajn.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...