Lajme

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 20 May 2020

MKRS dhe Komuna e Prizrenit, nënshkruan memorandum për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Nënshkrimet i hodhën si zakonisht, ani pse përshëndetja ishte ndryshe.

Të mërkurën, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

-Advertisement-

E qëllimi i tij, është Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Manastiricë të kësaj komune.

Ministrja Dumoshi, u shpreh e lumtur, që shtëpia e kulturës, do të ndërtohet në një qytet që tregon diversitet kulturor.

Ndërkohë në lidhje me zhvendosjen e disa departamenteve të ministrisë në Prizren, Dumoshi tha se do të shohin për hapat e mëtejmë.

Për këtë, foli edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.Haskuka ka bërë të ditur se kanë diskutuar edhe për projekte të tjera me ministren Dumoshi, ndërsa këtë të fundit, e ka falënderuar për mbështetjen.

Në këtë ngjarje, mori pjesë edhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera