Lajme

Nënshkruhet memorandumi për mbështetje socio-ekonomike ndaj komuniteteve

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 09 March 2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me organizatën gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit, “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë”, programi në Kosovë. Projekti do të implementohet nga OJQ, ‘Preda Plus’ në Kosovë, shkruan Infokusi.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, udhëheqësja e zyrës së ASB në Kosovë, Dafina Hoxha dhe drejtori  i zyrës së ‘Preda Plus’ në Kosovë, Fatos Raifi.

Ky është një projekt tre vjeçar, i cili fokusohet në biznese të vogla dhe agrobiznes, me qëllim të trajnimeve të personelit në këto dy fusha, ku do të përfitojnë së paku 250 persona. Projekti gjithashtu, do të ketë në komponentën e vet edhe projektin për ‘start up’ për mikrobiznese, nga i cili do të përfitojnë 60 përfitues dhe do të ketë shtrirje në 11 komuna të Kosovës. Përzgjedhja e kandidatëve përfitues do të bëhet prej Zyrave të Punësimit, të cilat janë në kuadër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

-Advertisement-

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Reçica ka thënë se do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera