Lajme

Nënshkruhet marrëveshje 11 milionë euroshe për parkun e inovacionit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 10 June 2022

U nënshkrua marrëveshja e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren” nga Qeveria e Kosovës dhe GIZ-it. Kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë gjermane, njoftoi Ministria e Financave përmes një komunikate.

Parku ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një mjedisi inovativ biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Marëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, si dhe Menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens.

-Advertisement-

Murati u shpreh se ky projekt do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës, “pasi kontribuon në krijimin e sinergjisë midis sektorëve të ndryshëm që ndodhen në park”.

“Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni është lokacioni më unik në rajon për ndërmarrësi inovative, biznes dhe zhvillim të aftësive, i cili do të nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e ekosistemit, duke krijuar lidhje midis sektorit publik, atij privat, institucioneve akademike dhe organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera