Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për punësimin e mbi 50-të qytetarëve të Lipjanit

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 14 July 2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Punë Publike” dhe realizimin e projektit “Praktikant në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan”.

Këto projekte të përbashkëta, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Abrashi i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme për Komunën e Lipjanit, projekte këto që do të ndikojnë sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar ministrin Abrashi për vazhdimin e këtij projekti edhe këtë vit, dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta e që kanë impakt të mirë në pastrimin e qytetit dhe në punësimin e qytetarëve.

-Advertisement-

Ndërsa ministri Abrashi theksoi se orientimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale tek të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se projekte të tilla në Lipjan do të ketë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të projektit “Punë Publike”, do të angazhohen 50 punëkërkues të cilët janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Lipjan, për një periudhë kohore 3 mujore, e cila ka për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokacioneve në Komunën e Lipjanit. Ndërsa në kuadër të projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”, do të angazhohen 4 praktikant me pagesë në QPS për periudhën 6-të mujore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera