Nënshkruhet marrëveshja mes AKR-së e NISMA për koalicion qeverisës në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 02 Nëntor 2017
Kandidati i AKR-së për kryetar komune dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në mandatin e ardhshëm 2017-2021.
Kjo marrëveshje është e bazuar në vullnetin demokratik të qytetarëve të Mitrovicës, të shprehur në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit dhe obligimin e ndërtimit të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Po ashtu kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet AKR-së dhe NISMA-s bazohet në programin qeverisës të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thuhet në komunikatën e AKR-së dega në Mitrovicë.
Me këtë marrëveshje NISMA për Kosovën zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kryetarin Agim Bahtiri.
Pas arritjes së marrëveshjes kryetari Agim Bahtiri tha se ai do të fitoj bindshëm në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit, duke e vulosur kështu përfundimisht qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vitet e ardhshme në komunën e Mitrovicës. Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se ditëve vijuese do të ketë edhe marrëveshje tjera.
Ai falënderoj drejtuesit te NISMA për Kosovën për marrëveshjen e arritur, duke shprehur bindjen se do të kenë bashkëpunim maksimal dhe korrekt mes këtyre dy subjekteve politike.
Me pas, në njoftim thuhet se edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Hysni Ahmeti, e vlerësoj si shumë pozitive marrëveshjen e arritur mes AKR-së dhe NISMA-s, duke thënë se me 19 nëntor kandidati i koalicionit, Agim Bahtiri, do të dalë fitues dhe do të bashkëqeverisin së bashku në katër vitet e ardhshme.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
































