Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes Kosovës dhe Letonisë

Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 24 November 2021
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Letonisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi bilateral ushtarak.
Kjo është bërë sot gjatë vizitës zyrtare në Letoni të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, së bashku me homologun e tij letonez, Artis Pabriks .
“Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Të dy ministrat po ashtu janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy ministrive dhe forcave, me shkëmbim të personelit, në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe aktivitete të tjera, me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Mehaj ka theksuar se Kosova dhe Letonia kanë histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.
Gjithashtu, ai theksoi se të dy vendet kanë përcaktimin e njëjtë euroatlantik dhe se Kosova mund të mësojë shumë nga Letonia, sidomos në eksperiencën për anëtarësim në NATO.
Në aspektin e avancimit të bashkëpunimit, të dy ministrat janë dakorduar që në të ardhmen të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh, të cilat do të konkretizonin bashkëpunimin në fushat specifike.

Të tjera
-
OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kr...
-
Nis takimi i Faton Pecit me presidenten Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve konsultative me l...
-
Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fsha...
-
Murati akuza opozitës për “ligjin e kontrabanduar”, VV e kishte miratuar në 12 të natës me shmangie nga rregullorja
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat e tij dr...
-
Faton Peci arrin në Presidencë, pas pak takohet me presidenten
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me li...
-
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në d...
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...