Lajme

Nënshkruhet marrëveshja 1.45 milion euro për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 13 March 2024

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në vlerë prej 1 milion e 455 mijë euro.

Bulliqi tha se me ndërtimin e këtij tregu, fermerët llapjanë do të kenë hapësira shumë më të përshtatshme, teksa shtoi se në hapësirat e tregut parashihet edhe ndërtimi i parkingut nëntokësor.

“Një tjetër projekt të madh e të rëndësishëm po e nisim në Podujevë, atë të Tregut të Gjelbër, ku sot bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e veçanarisht fermerët tanë”, shkroi Bulliqi.

-Advertisement-

Kreu i Podujevës në fund e ka falënderuar Damkën dhe qeverinë, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e projekteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera