Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës

Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 30 January 2023
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar, e kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet pesë vjetët e ardhshëm.
“Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Mes gjërave që mundëson ky dokument janë edhe shkëmbimi i informacioneve relevante mes këtyre dy ministrive, ai i diplomatëve, thellimi i bashkëpunimit në edukim profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile.
“Ky dokument mundëson: Shkëmbimim e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre, thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile, afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT; bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.
“Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre”.

Të tjera
-
Von der Layen takon Vuçiqin në Bruksel: E ardhmja e Serbisë është në BE
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me...
-
Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të relativizonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vlerësuar se Ko...
-
Ministri Peci e quan gazetarin Mehmetaj “kriminel”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më kon...
-
Trump urdhëron FBI-në të deklasifikojë dokumentet në hetimet që e “lidhnin” me Rusinë fushatën e tij presidenciale 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi nj...
-
“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes
Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të ...
-
Kongresmeni amerikan: Administrata e Trumpit synon mbylljen e konflikteve, Grenell do të ketë një zë në çështjen Kosovë-Serbi
“Kur njerëzit flasin në zgjedhjet e tyre, objektivi është që të respektohet d...
-
Importi shënoi rritje, bashkë me të u rritën edhe çmimet
Importi gjatë këtij viti ka shënuar rritje për rreth 11% në Kosovë. Kjo thuhe...
-
Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku vdiqễn 59 persona
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e pronar...
-
AP: Aktakuza ndaj Damkës ia komplikon Kurtit formimin e qeverisë
Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të mar...
-
Ministri Peci pyetet për çmimin e shtrenjtë të specave, përfundon duke qeshur
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm t...
-
Mustafa: Nëse s’i integrojmë serbët në institucione, ka rrezik që të organizohen sikurse në Banjska dhe jo vetëm në Veri
Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epi...
-
Vuçiq takohet me Sorensen: Asociacioni, parakusht për normalizim
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të martën në Beograd me të dë...