Lajme

Nënshkruhen diplomat e para për studentët e UKZ-së

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 29 December 2017

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë më Dekanët e njësive akademik, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar  studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridk, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Me këtë rast Rektori Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para. Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së  që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se  Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.

-Advertisement-

Në këtë organizim, përpos Rektorit, Prorektorëve dhe Dekanëve,  ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UKZ-së, Akademik Fejzullah Krasniqi.

Ndryshe, që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani, ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë  të studimeve baçelor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera