Lajme

Nënshkrimi i dyshimtë i Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 19 October 2018

Këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë” pritet të shfaqet hulumtimin ekskluziv për siç thuhet skandalin e falsifikimit të vendimit për Kryesuesin e Bordit të ZRRE-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte nënshkruar një vendim që dikush ia kishte ndërruar.

Më 24 korrik i Ramush Haradinaj dhe ministrat e Qeverisë së tij votuan që kuvendit t’i shkojnë 4 emra për të zgjedhur njërin nga ta kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

-Advertisement-

Por, emrat e votuar nuk u shtypën në letër. Dy nga ta u hoqën në mënyrë misterioze nga lista.

Në gusht të këtij viti, Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar se u ndryshua vendimi i Qeverisë, i cili u nënshkrua nga Haradinaj. JNK kishte gjetur se nga lista u hoqën Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi.

Kryeministri mohon se i ka hequr ai emrat, ndërsa refuzon ta thotë emrin e atij që e ka bërë këtë ‘falsifikim’, shkruan Kallxo.com.

Ndërsa emrat u kthyen në kuvend, vetëm pasi deputetët e komisionit për zhvillim ekonomik kërkuan sqarim nga Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera