Visar Rushiti nga kjo organizatë, tha se të gjithë shërbyesit civil duhet të risistemohen diku, në të kundërtën largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm.
Qeveria sipas tij, në këtë situatë nuk duhet të veprojë, derisa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese për shërbyesit civilë.
Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë shkarkim të sekretarëve. Ai ka propozuar që qeveria të mos rekrutojë t ë rinj, derisa të dihet saktë se ku do të risistemohen këta të fundit.
Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal, tha se numri i inspektorëve duhet të shtohet.
Për çka sipas tij, një gjë e tillë ka qenë edhe premtim i secilës qeveri, e që gjithmonë është ulur numri i tyre. Qeveria aktuale kishte premtuar se numri i inspektorëve do të jetë 400. /Gazeta inFokus/