Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 29 May 2022
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të ndalohen armët sulmuese, teksa SHBA-ja është përballur së fundmi me dy sulme vdekjeprurëse.
Harris i bëri këto komente teksa mori pjesë në funeralin e Ruth Whitfield, 86, që u vra nga të shtënat në një dyqan ushqimor në Bufallo më 14 maj.
Të shtënat në Bufallo ndodhën dhjetë ditë para sulmit në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku metën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur.
Harris, duke përmendur këto sulme, tha se është koha të themi “mjaft është mjaft” për dhunën me armë.
“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe ne duhet të kemi guximin që të bëjmë diçka për këtë çështje”, tha ajo gjatë funeralit.
Nënpresidentja amerikane shtoi se zgjidhja është e qartë dhe përfshin çështje si verifikimi i të kaluarës dhe ndalimi i armëve sulmuese.
“A e dini se çfarë është një armë sulmuese? Është e dizajnuara për një qëllim të posaçëm: të vrasë sa më shumë njerëz sa më shpejt. Një armë sulmuese është armë e luftës dhe nuk ka vend në shoqërinë civile”, tha ajo.
Sulmuesi 18-vjeçar në Teksas kreu sulmin me dy pushkë gjysmë-automatike AR-15, që raportohet se i kishte blerë sapo i kishte mbushur 18 vjet.
Pasi ai u qëllua për vdekje, policia gjeti 1,657 fishekë dhe 60 karikatorë.
Ndërkaq, sulmuesi në Bufallo të Nju Jorkut, po ashtu 18 vjeç, kishte blerë ilegalisht një armë të stilit AR-15.
Nënpresidentja Harris pyeti pse dikush duhet të jetë në gjendje të blejë armë që të vrasë njerëz të tjerë pa iu nënshtruar një procesi të verifikimit.
Çështja e kontrollit të armëve ka ndarë spektrin politik amerikan. Pothuajse të gjithë demokratët mbështesin kontrolle më të rrepta të armëve, krahasuar me vetëm 24 për qind të republikanëve që janë për kontroll më të ashpër./REL
Të tjera
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...