Lajme

Nënkryetarja e VV-së: “Veç orën e fundit kanë vdekur 753 njerëz, në Kuvend mund të ketë të infektuar”

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 25 March 2020

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha – Kollcaku, kur mori fjalën në Kuvendin e Kosovës, tha që salla nuk i plotësoi kushtet për këtë seancë.

Duke përmendur shifrat e kohëve të fundit për në botë, Mullhaxha – Kollçaku ka thënë që edhe në sallë shumë lehtë mund të ketë deputet që kanë pasur kontakt me të infektuar, shkruan gazeta inFokus.

Veç brenda 10 orëve të fundit 24 mijë të infektuar e 1500 të vdekur e veç në orën e fundit 10168 të infektuar e 753 të vdekur këto janë shifra e statistika për dikë, por për familje janë fytyra e njerëz e më të dashur prej tyre, të infektuar ka edhe në Kosovë, dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve për ata që i humbën më të dashurit. Fatkeqësisht sot po varrosen njerëz pa familjar, të vetmuar, në krejt botën po e cilësojnë më prekëse që po e vlerësojnë mjekët se njerëzit po vdesin të vetmuar. Vdekje edhe fund. Nuk po bëj panikë, e si epidemiologe po jam në ankth, këtu nuk ka pas kushte për tubim si ky, për format si ky, nuk kemi kërku pezullim të punës, por punët në formatet tjera me distancë e kushte, a po mendon dikush që dezinfektimi i kësaj foltore e arrinë efektin e vet.

“Këtu ka mund të kesh dikush kontakt”, ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes që është edhe epidemiologe.

Seanca po mbahet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti që e thirri LDK.

Këtu ka njerëz me sëmundje kronike po kanë ardhë këtu në krye të detyrës, mos me rrëzu Qeverinë, jo që është Qeveria Kurti, por që i nevojitet vendit./Gazeta inFokus//Gazeta inFokus/

Të tjera