Lajme

Nënkryetari Zogaj tregon pse po ndodhin pritjet e gjata në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 27 April 2022

Nënkryetari Alban Zogaj ka njoftuar se përse po ndodhin pritjet e gjata në Komunën e Prishtinës.

Siç thotë ai, pritet janë duke u krijuar nga data 25 shkurt, pasi që E – Kiosku është jashtë funksionit.

Megjithatë Zogaj njofton se janë duke punuar për ta rregullur këtë problem.

-Advertisement-

“Pritjet e gjata të qytetarëve përpara objektit të Komunës së Prishtinës, nuk ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet të cilat ofrohen nga ne. Rol kyç në realizimin e këtyre shërbimeve luan edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar sistemin E-Kiosk, pas disa ndryshimeve të cilat janë bërë në çertifikata. Pritjet e gjata janë duke u krijuar nga dt. 25 shkurt, pasi që E – Kiosku është jashtë funksionit.

Vazhdimisht jemi duke punuar për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe të shpejta për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera