Lajme

Nënkryetari i PDK’së pastron varrezat e dëshmorëve në Deçan bashkë me Rininë Demokratike

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 20 August 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka marrë sot pjesë në një aksion pastrimi te varrezat e dëshmorëve në Baballoq të Deçanit.

Atje me struktura të Rinisë Demokratike të kësaj komune dhe në shoqërim të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, për disa orë është bërë pastrimi i tërësishëm i varrezave të këtij fshati, i cili njihet për mbajtjen e vijës së frontit më të gjatë në gjithë historinë e UÇK-së, së bashku me bashkëluftëtarët e rrethinës e veçmas të atyre prej Gllogjani.

Hoti ka thënë se dita e diel është ditë e veçantë për njerëzit, prandaj është ditë e qëlluar që të ndajmë kohë për heronjtë dhe dëshmorët e kombit tonë mbi të cilët qëndron liria e vendit.

-Advertisement-

Me këtë rast, nënkryetari i PDK-së vendosi edhe lule tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera