Lajme

Nënkryetari i PDK-së: Kriminelët e Vetëvendosjes e sulmuan bashkëshorten e Blerand Stavilecit

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 28 August 2017

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas sulmit që iu bë bashkëshortes të zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavilecit.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se sulmin ndaj bashkëshortës së Stavilecit e kanë kryer siç i quan ai, kriminelët e Vetëvendosjes.

“Zhvillimet e rënda që kanë ndodhur sot në mesditë e bëjnë padyshim të jashtëzakonshme konferencën e sotme dhe njëkohësisht edhe situatën.

-Advertisement-

Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes, kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe kolegut e bashkëpartiakut tonë, Blerand Stavilecit.”, ka thënë Ismaili, shkruan Infokusi.com

Ismaili ka treguar se Vitorja, bashkëshortja e Stavilecit është duke u trajtuar në QKUK

“Vitore Meta Stavileci para se të jetë bashkëshortja e një politikani është nënë dhe motra e dikujt dhe një grua shqiptare.

Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në Qendrën Emergjente në QKUK dhe ne kolegët dhe miqtë e familjes Stavileci qëndrojmë pran tyre, duke i uruar  shërim sa më të shpejte Fitores dhe tejkalim të kësaj ngjarje të rëndë, qartazi të porositur nga grupet politike kriminale, njerëz që duan të shkatërrojnë shtetin dhe njerëzit që nuk mendojnë si ta”, shkruan Infokusi.com

Në fund Ismaili ka treguar edhe porosinë që i kanë dhënë sulmuesit për ti dërguar Stavilecit

“Blerand Stavileci kohëve të fundit ka qenë një prej zërave më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës nga zyrtaret më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse pas sulmit fizik Vitores i është thënë që ti përcjell porosi të qarta  Blerandit duke i thënë që të mos flet më, se ai ka folur shumë dhe do të shohim nëse ai do të flet më ai pas këtij veprimi”/INFOKUSI

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera