Lajme

Nënkryetari i VV’së: Kujtim Shala i LDK-së na tha se s’keni zgjidhje, do të na jepni pozitat kryesore

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 15 January 2020

Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se zyrtari i lartë i LDK’së, Kujtim Shala, i ka thënë atij se nuk do të kenë zgjidhje tjetër, veç t’ia japin LDK’së edhe postin e Kryeparlamentarit edhe të Presidentit.

Ai thotë se kjo ishte edhe një ndër arsyet qe e shtyen Vetëvendosjen të propozontë Glauk Konjufcën për kryetar kuvendi, shkruan gazeta inFokus.

“Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjidhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. E ka thënë Kujtim Shala. Do të thotë nuk është çfarëdo deputeti. Kjo na ka shtyrë të bëjmë propozimin e Glauk Konjufcës”, ka thënë Bislimi.

-Advertisement-

Ai tregon se Shala këtë nuk e ka thënë gjatë negociatave, megjithatë nënkryetari i VV’së thotë se në ditën e konsituimit nuk kishin opsion tjetër, pasi, sipas tij, nëse VV’ja do ta propozonte një anëtar të LDK’së, partia e Isa Mustafës nuk do ta votonte atë.

“Ne s’kishim opsione tjera, sepse po nëse do ta propozonim dikë të LDK’së, LDK’ja nuk do ta votonte”, është shprehur ai në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera