Lajme

Nënkryetari i Rinisë së LDK-së e “bën” Qeverinë pa Vetëvendosjen

Autori: Halil Berisha 12:04 | 03 December 2019

Në fillim para zgjedhjeve mbajtën shumë takime për koalicion parazgjedhor.

Por partia e Albin Kurtit e Isa Mustafës nuk arritën një gjë të tillë, shkruan gazeta inFokus.

Bisedimet i vazhduan edhe pasi u mbajtën zgjedhjet, derisa u tha që në takimin e mbajtur këtë të hënë mes kryetarëve Isa Mustafës së LDK-së e Albin Kurtit të Vetëvendosjes do të nënshkruhet edhe koalicioni që e formon qeverinë.

-Advertisement-

Mirëpo, as këtë herë nuk u arritë, por, pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

E vetmja që u tha është se është harmonizuar programi qeverisës por që diskutuan edhe për disa gjëra tjera e që do të mbahet edhe një takim, shkruan gazeta inFokus.

Por, si duket dikush në LDK, tanimë ka formuar Qeverinë, veçse pa Vetëvendosjen.

Është Florent Ukaj, nënkryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, i cili në profilin e tij në Facebook, ka shkruar përbërjen e qeverisë së re.

“LDK 28, AAK 13, Nisma 6, Minoritetet 20, TOTAL 67”, ka shkruar Ukaj.

Kjo i bie që nëse këto bashkohen atëherë arrijnë numrat e kërkuar që janë mbi 61 deputet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera