Lajme

Nënkryetari i Prishtinës takohet me homologun e tij austriak, tregon për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 12 May 2022

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, është takuar me nënkryetarin e qytetit të Vjenës, Christoph Wiederkehr, me të cilin tha se ka folur për përvojat e kryeqytetit austriak në menaxhimin e disa problemeve, me të cilat përballet edhe kryeqyteti kosovar.

“Takim jashtëzakonisht miqësor dhe i frytshëm me homologun tim. Biseduam për shumë tema në interes të përbashkët, e në veçanti biseduam lidhur me përvojat e qytetit të Vjenës në menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e funksionimit të parkingjeve, taksive dhe trotinetëve elektrikë”.

Zogaj si temë të veçantë e radhiti edhe funksionimin e trafikut urban dhe mënyrat më të mira për lëvizje të qytetarëve.

-Advertisement-

Zogaj njoftoi që e ka ftuar Wiederkehrin që të vizitojë Prishtinën, këtë verë, për të marrë pjesë në ngjarjet e Manifestas dhe Sunny Hill Festival.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera