Lajme

Nënkryetari i PDK’së: Vetëvendosje është faktor që s’mund të injorohet

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 19 October 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se dëshiron marrëveshje gjithëpërfshirse, në mënyrë që Qeveria e Kosovës ta çojë mandatin deri në fund.

Totaj në Frontal të T7 ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që jo vetëm PDK të bëhet pjesë e Qeverisë, por edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ai është shprehur se nuk mund dhe nuk duhet të injorohet LVV si parti.

“Unë besoj që Vetëvendosja është një parti e cila nuk duhet të injorohet, as të anashkalohet… e çka do të ndodh mbetet me u pa. Është një faktor – me gjithë qasjen ndryshe që mund ta kemi – që nuk mund të injorohet”, ka thënë Totaj.

-Advertisement-

I pyetur se po e injorojnë vazhdimisht kërkesën e LVV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, Totaj ka thënë se s’po e injorojnë komplet këtë subjekt politik.

“E injorojmë një kërkesë, por nuk e injorojmë komplet Vetëvendosjen”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

Ai ka përsëritur se megjithatë janë të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë nëse LVV i sjell nënshkrimet në seancë të Kuvendit. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera