Lajme

Nënkryetari i OVL- UÇK, si të akuzuar potencial përmend edhe emrin e Xhavit Halitit e Rexhep Selimit

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 22 September 2020

Krerët e OVL e UÇK  në një konferencë të jashtëzakonshme për medie kanë bërë të ditur që do të vazhdojnë publikimin e këtyre dosjeve që po u vinë tashmë për herë të tretë nga “një i panjohur”.

Nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj, tha se në këto dosje, shihet se janë pesë aktakuza potenciale ku përmendet emir i Azem Sylës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqin.

E përvec kësaj në këto dosje sipas Haradinajt përmenden edhe të dhëna të shumë njerëzve.

-Advertisement-

“Të gjithë së bashku duhet ta kryejmë një detyrë dhe qëllimi është që të mos mbulojmë asnjë krime, por kemi detyrë të mbrojmë për atë se kjo Gjykatën po na dëshmon që është ngritur mbi baza të shpifje dhe të aparatit të Millosheviqit”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera