Lajme

Nënkryetari i KE-së zbardh detaje të reja nga takimi me Kurtin në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 28 April 2021

Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, ka folur pas takimit më kryeministrin e Kosovës, në Bruksel.

Dombrovskis e ka quajtur një takim të mirë atë me Kurtin duke shtuar se Kosovën dëshiron ta shohë drejt Bashkimit Evropian.

Ai në një shkrim në Twitter ka konfirmuar sedo të angazhohet për sigurim të vaksinave për Kosovën.

-Advertisement-

“Takim i mirë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne duam të shohim #Kosovën që vazhdon të përparojë drejt BE-së.

Ne konfirmuam angazhimin tonë për furnizimet e vaksinave, ndihmën makro-financiare dhe lehtësimin e tregtisë”, ka thënë ai.

Ndërsa Kurti në takim tha se Kosova e ka treguar drejtimin e saj edhe në momentin kur ka zgjedhur llojin e vaksinës antiCOVID.

“Ai tha se orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u tha në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera