Lajme

Nënkryetari i Gjilanit tregon gjendjen e të prekurve me virusin Covid-19 në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 26 March 2020

Komuna e Gjilanit, më të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, thotë se në vazhdimësi po i del në ndihmë të prekurve me virusin Covid-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri po e menaxhon situatën, deklaroi se fatmirësisht gjendja e të prekurve me Covid-19 në Vrapçiq është stabile.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

-Advertisement-

Ai ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera