Lajme

Nënkryetari i AAK’së i përgjigjet Memli Krasniqit: Partia e Veselit i dha përkrahje Kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 01 December 2018

Muharrem Nitaj i AAK’së e ka lexuar si përkrahje deklaratën e Memli Krasniqit se Ramush Haradinaj s’bën të frikësohet nga rrëzimi i Qeverisë.

Nënkryetari i AAK’së ka thënë se zyrtarët e PDK’së po e mbështesin Shefin e Qeverisë për veprimet dhe vendimet e fundit.

“E para, është një përgjigje ironike e Kryeministrit, për gjithë ata që po i fërkojnë duart se mos po vijnë vete ne pushtet, ndërkaq e dyta është mesazh i zotit Krasniqi, se Kryeministri e ka mbështetjen e PDK-se dhe askush nuk duhet te ndikohet nga spekulimet dashakeqe. Kështu i kam kuptuar unë”, ka thënë Nitaj për Express.

-Advertisement-

 “Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Haradinaj, por besoj se Kryeminstri nuk duhet të ketë asnjë frikë nga rrëzimi prej pozitës se tij”, ka deklaruar Krasniqi, për Express.

 ‘Replikat’ mes dy partnerëve qeveritarë filluan mbrëmë kur kryeministri Haradinaj në një intervistë televizive ka thënë se nëse nëse rrezohet Qeveria, bashkë me të do të largohen edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe presidenti Thaçi.

Kundër Ramush Haradinaj doli edhe Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti. Ai kërkoi korrigjim të vendimin për taksën kundër Serbisë derisa paralajmërojë mundësinë që Kosova të paditet në Gjykatën e Arbitrazhit nga shteti serb.

Muharrem Nitaj i cilëson si të pakuptueshme reagimet kundër vendimit për taksën ndaj Sebrisë.

“Por që ta kuptojmë kontekstin duhet thëne se është krejtësisht e pakuptueshme fushata e njerëzve dhe e grupeve, që nuk janë shquar ndonjëherë për konstruktivitet, të cilët i kërkojnë përgjegjësi Kryeministrit, për masat reciproke të Kosovës ndaj Serbisë, apo përpjekja që qëndrimet e ndryshme të Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e kufijve t’i paraqesin si çarje te koalicionit qeverisës”, thotë Nitaj.

Ai thotë se as përplasjet e Kryeministrit me Presidentin për kufijtë me Serbinë, nuk paraqesin përçarje në koalicion.

“Taksa për produktet serbe ka qene vendim unanim i Qeverise, ndërkaq çështja e mosprekes se kufijve deri me tash është shpërfaqur si qëndrim koncensual qeveritar e nacional”, tregon deputeti.

Kryetari i AAK’së ka nisur një betejë me ish-Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë. Kryeministri ka kundërshtuar idenë e Presidentit për ndryshim e korrigjim kufijsh.

Madje Haradinaj ditë më parë kishte deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po dëshiron t’ia rrëzojë qeverinë përmes ‘Listës Srspka’ dhe partnerëve të tij në Kosovë (nuk dihet nëse ka aluduar në Thaçin), shkaku që nuk po e përkrah idenë për ndarje prekje të kufijve të Kosovës.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës nuk e ka shumicën në Parlament pasi deputetët e Listës Sprksa kanë vendosur të japin votën pro rrëzimit të Ramush Haradinajt.

Në fakt, votat e Srpskas kanë qenë vendimtare kur koalicioni PAN kishte votuar Ramush Haradinajn për Kryeministër. Më 9 shtator të vitit të kaluar Haradinaj kishte marrë vetëm 61 vota për prej të cilave 10 ishin të serbëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera