Lajme

Nënkryetari i AAK-së e “zbulon” ilaçin që të mos rrëzohen më Qeveritë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 26 March 2020

Asnjë Qeveri në Kosovë nuk e gëzoi mandatin e plotë 4-vjeçar.

Por, më e shkurtëra ishte ajo e Albin Kurtit, derisa para saj u rrëzua Qeveria e Ramush Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

E nënkryetari i partisë, Muharrem Nitaj së këtij të fundit, si duket e ka zbuluar ilaçin që Qeveritë të mos rrëzohen më.

-Advertisement-

“Sikur spektri politik ne Kosove te kishin qene ne nje ZE per Taksen, per Demarkacionin, per Dialogun, per Bectelin, per Countur-in, per Brukselin, per Edin, per Vuciqin, per Hashimin…

nuk do te binte asnje qeveri!

Por kane vazhduar t’i bejne gropen njeri-tjetrit e kan rene edhe vet ne te!”, ka thënë Nitaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera