Nënkryetari i AKR’së: Të hapura opsionet për koalicione paszgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 17 June 2017
Partia e Behgjet Pacollit ende s’ka vendosur nëse do të qëndrojnë në koalicion me LDK apo do të bëjë koalicion paszgjedhor me PAN’in ose Vetëvendosjen. Nënkryetari i AKR’së, Labinot Tahiri ka thënë për Express se të gjitha opsionet janë të hapura. Ka thënë se vendimi i Kryesisë së AKR’së do të jetë në të mirën e Kosovës dhe të partisë.
Behgjet Pacolli ishte bërë sebep pse ishte formuar koalicioni parazgjedhor ndërmjet PDK’së, AAK’së e NISMA’s, pak minuta para se të skandonte afati i koalicioneve në KQZ. Kjo për shkak se në të njëjtën ditë, AKR kishte lidhur koalicion me LDK’në, derisa Partia e Pacollit kishte pasur ofertë dhe negociata edhe prej Vetëvendosjes.
Edhe pas zgjedhjeve, ARK, e cila ende nuk dihet nëse i ka dy, tre apo katër deputetë, po shihet si opsion real për formimin e institucioneve.
Nënkryetari i AKR’së, Labinot Tahiri, ka thënë për Gazetën Express, se të gjitha opsionet për koalicione paszgjedhore janë të hapura. Por, ka thënë se secilin vendim që do ta marrë Kryesia dhe Presidenti i AKR’së do të jetë në të mirë të Kosovës.
“Krejt qëndrimet i merr partia. Nuk mundem me fol secili individ në veti. Gjitrhcka që vendoset do të vendoset për të mirën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Zyrtari i AKR’së ka komentuar edhe deklaratat e Nënkryetarit tjetër të AKR’së, Agim Bahtiri, i cili po paralajmëron se do të shkojë në Vetëvendosje. Ka thënë se vendimet në Parti nuk janë individuale, por, për secilin hap strategjik, vendimet i merr Kryesia dhe Presidenti.
“Se çfarë thotë Agim Bahtiri duhet të kuptojë mirë e qartë se AKR funksionon dhe është parti që merr vendime. Vendimi do të merret në të mirë të Kosovës dhe të AKR’së. Dikush ka pritur se do të shuhet AKR’ja e tëra, por, nuk është ashtu sepse edhe para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, AKR është faktori kyç”, ka shtuar Tahiri.
Por, cili është qëndrimi i Nënkryetari të AKR’së për një koalicion me PAN?
Labinot Tahiri nuk përgjigjet. Por, thotë se të gjitha opsionet janë të hapura.
“Pra, janë të hapur mundësitë. Çdo gjë që do të vendosë Pacolli dhe Kryesia e AKR’së”, ka shtuar ai.
Këngëtari i shndërruar në politikan ka folur pak edhe për ofertat miqësore të partive tjera për t’iu bashkuar. Nuk ka sqaruar shumë për këto oferta, vetëm, ka thënë se disa miq të tij i kanë sugjeruar mundësinë e kalimit te parti tjera.
“Disa miq, kanë pasur kërkesa se është mirë të ndërrohen. Të shikohen mundësitë. Por, këto nuk çojnë peshë. Vendimet e Partisë, unë, do t’i respektoj”, ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e fundit, AKR kishte lidhur koalicion me LDK’në derisa ende s’dihet nëse deputetë janë bërë pos Pacollit janë bërë deputetë edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Të tjera
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...