Lajme

Nënkolonel Besim Gashi nga sot me mision të ri, përfaqëson Kosovën si Atashe i Mbrojtjes në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 05 July 2021

Besim Gashi, ëshë nënkoloneli kosovar i cili do ta përfaqësojë tashmë Kosovën, si Atashe i Mbrotjes në Republikën Federale të Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori në detyrë i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ndërsa i uroi sukses Besim Gashit, në misionin e tij të ri.

”Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin sot i është shtuar një koleg i ri. Nënkolonel Besim Gashi, Atasheu i Mbrotjes i Republikës së Kosovës do të përfaqësojë vendin tonë si Atashe i Mbrojtjes në Repubublikën Federale të Gjermanisë. Kosova është krenare me të kaluarën e saj dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare tlë Kosovës nga e cila kanë dalur kuadro që janë shkolluar dhe profesionalizuar në Akademitë më të forta të shteteve aleate. Nënkolonelit Besim Gashi i dëshirova mirëseardhje dhe sukses në Misionin e tij të ri në një shtet kaq të rëndësishëm dhe aleat të pazëvendësueshëm siç është Gjermania”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera