Fokus

Nënkalimi nuk kryen punë në Vushtrri, ministria e ulë shpejtësinë në 60kmh

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 06 November 2018

Në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ministria e infrastrukturës ka ulur shpejtësinë maksimale me të cilën veturat mund të qarkullojnë atje.

Nga 80kmh, ministria e ka ulur shpejtësinë në 60kmh, si shkak i aksidenteve të shumta, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në këtë magjistrale, aty ku janë të vendosura edhe shenjat e kufizimit të shpejtësisë, është i ndërtuar edhe një nënkalim, por i cili nuk po shfrytëzohet nga qytetarët përkundër se ai është bërë për sigurinë e tyre.

Pak kohë më parë, në këtë magjistrale ndërroi jetë një i këmbësor, pasi u godit nga vetura. Ndërsa të shpeshta kanë qenë edhe rastet e tjera të ngjashme. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera