Nënës së Navalnyt i jepet ultimatum tre-orësh për funeralin sekret
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/NAvalny-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 23 February 2024
Nënës së Alexei Navalnyt i është thënë të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tre orësh, thotë zëdhënësja e Navalnyt, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, asaj i thanë se ai do të varrosej në koloninë penale të Rrethit Arktik ku edhe vdiq një javë më parë.
Nëna e Navalnyt ka deklaruar se është detyruar të nënshkruajë një certifikatë vdekjeje ku thuhej se ai vdiq për shkaqe natyrore.
Por e veja e Navalnyt, Yulia, u shpreh se ai u vra me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.
Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor ndaj vdekjes.
Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt. Zyrtarët e burgut thanë se ai u sëmurë pas një “shëtitjeje”.
Ekipi i Navalny u ka ofruar oficerëve të sigurisë 20,000 euro si shpërblim dhe ndihmë për t’u larguar nga Rusia në këmbim të informacionit për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg.
Zëdhënësja e Navalnyt tha se nëna e liderit të opozitës, Lyudmila, kishte refuzuar të negociojë me autoritetet pasi ato “nuk janë të autorizuar të vendosin se si dhe ku duhet të varroset djali i saj”.
Ajo kërkon respektim të ligjit, sipas të cilit hetuesit janë të detyruar të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga përcaktimi i shkakut të vdekjes”, tha Kira Yarmysh. E këto dy ditë do të skadojnë të shtunën.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-3.jpg)
Të tjera
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...