Lajme

Nënë e bijë nga Gjermania humbin rrugën në Shqipëri, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 15 November 2021

Policia e Tropojës u ka ardhur në ndihmë 2 turisteve gjermane, të cilat kanë humbur rrugën teksa shëtisnin në veri të vendit.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore.

-Advertisement-

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera