“Nëndetësja e parë kosovare” magjeps Venedikun
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 01 May 2022
Kosova u prezantua sivjet në Bienalen e Venedikut me laramaninë e ngjyrave të “Monumentalitetit të Përditshmërisë”.
Kjo vepër arti u pëlqye nga vizitorët, por edhe më të adhurueshme atë e bëri forma e nëndetëses.
Engjëll Berisha, pjesë e ekipit të Kosovës, për Klankosova.tv ka deklaruar se komentet për artistin kosovar Jakup Ferri dhe pavijonin e tij në Venedik ishin shumë pozitive.
“Publiku e ka pritur shumë mirë, kemi pasur një numër shumë të madh të vizitorëve si zakonisht në Bienalen e Venedikut. Të gjithë janë mahnitur nga ngjyrat edhe paraqitjes së të veprave të Jakupit, duke e marrë parasysh që ngjitur me ne ka qenë pavijoni i Ukrainës, ajo u përfaqësua nga një zymti, dhe menjëherë kalohej në pavijonin e Kosovës që ishte shumë më vibrant. Nga pavijoni i Ukrainës morëm shumë komente të cilët na thanë se shpresojnë që edhe ata që një ditë të jenë kështu si ne”,ka thënë Berisha.
Ndonëse është ideja, realizimi i saj kërkon sakrificë, kështu me një material speficik u punua i gjithë ” Monumentaliteti i Përditshmërisë”.
Berisha ka pohuar se “nëndetësja e parë kosovare” qëndron e qetë “në ujërat italiane”.
“Punimet e Jakupit për dallim janë menduar më një instalim shumë specifik, është krijuar me qëllim që t’u përshtatet edhe punëve të Jakupit, por të njëjtën kohë është prezentuar edhe si diçka tjetër. Kuratorja dhe arkitekti kanë arritur që në bazë të vizatimeve të Jakupit ta bazojnë dizajnin në brendësinë e një nëndetëseje, duke e paraqitur ironikisht ndonjëherë si nëndetësja e parë e Kosovës, po ashtu edhe hapësira ku gjendet pavijoni është në një vend detar ku gjinden anijet dhe kështu flenë mirë në hapësirën në të cilën është”,ka pohuar Berisha.
Për këtë vit, Kosova për herë të parë ka hapur konkurs për t’u përfaqësuar në Bienalen e Venedikut, ku është përzgjedhur artisti Jakup Ferri. Berisha ka theksuar se ata kanë marrë një mbështetje shumë të mirë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Bienalja e Venedikut do të qëndrojë e hapur nga 23 prilli deri më 27 nëntor, ku pjesëmarrës do të jenë 80 shtete.
Të tjera
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...