Lajme

Nëna ukrainase rrëfen momentin se si burri dhe vajza iu vranë para syve

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 09 April 2022

Gruaja ukrainase, Viktoria Kovalenko e kujton qartë momentin e shpërthimit.

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti: “Dil nga makina”, tha ajo.

Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm për të.

-Advertisement-

Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, derisa luftimet u ndezën, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur më në fund të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit.

Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt. Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm njëvjeçare, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Teksa u larguan në periferi të qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët ua bllokuan rrugën.

Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i nxjerrë nga rruga, disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua.

Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve.

“Unë u përpoqa të qëndroja e qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta bëja të ndihet e sigurtë”, u shpreh Viktoria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera