Lajme

Nëna tenton të hidhet nga lumi Buna me katër fëmijët e saj, policia parandalon tragjedinë

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 17 July 2024

Një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga policia e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Njoftimi:

-Advertisement-

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë në Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera