Lajme

Nëna rrạh mjeken pas vdẹkjes së djalit në QSUT

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 28 January 2025

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT ka rrahur mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj.

Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së Spitalit Pediatrik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”.

-Advertisement-

Kujtojmë se më 8 janar humbi jetën në QSUT, 12-vjeçari nga Maliqi. Në reagimin e saj, QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë./A2

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera