Lajme

Nëna mbyt dy fëmijët, i var me kabllo qensh në bodrum

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 03 December 2019

Një nënë ka varur djalin e saj tetëvjeçar dhe vajzën katërvjeçare me një kabllo qensh në bodrumin e shtëpisë së tyre në Berks County.

Policia thotë se Lisa Snyder është akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe vepra të tjera të lidhura me vdekjen e Conner dhe Brinley Snyder.

Ajo është akuzuar gjithashtu për seks me një qen.

-Advertisement-

Sipas dokumenteve të gjykatës, Snyder i tha policisë se fëmijët u vetëvranë dhe se tetëvjeçari Conner, po dhunohej në shkollë. Megjithatë, hetuesit nuk gjetën asnjë provë të tillë.

Ajo që ata gjetën ishin kërkimet në Google dhe mesazhet në Facebook që tregonin pamje të tmerrshme.

Cooner dhe Brinley u gjetën të varur me një kabllo qensh në bodrumin e shtëpisë së tyre më 23 shtator pasi nëna e tyre thirri policinë.

Ata pësuan sulm në zemër por mjekët arritën t’i ringjallnin, megjithatë ata vdiqën tre ditë më vonë.

Autoritetet thonë se Snyder i tha policisë së Conner ishte ngacmuar në shkollë dhe dëshironte të vdiste por dëshmitarët thanë se djali nuk u dhunua dhe nuk u ankua për këtë.

Policia mblodhi gjithashtu video nga autobusi i shkollës që solli Conner në shtëpi.

“Videoja nuk tregoi asnjë shenjë që Conner kishte ndonjë shqetësim ose çfarëdo tjetër. Në video, ai dukej se ishte një fëmijë i lumtur”, thanë nga policia.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Snyder i tha një miku në fillim të shtatori se nuk interesohet më për fëmijët e saj.

Poashtu, bisedat në Facebook treguan se Snyder fliste për një qen që kishte kryer akte seksuale me të.

Prokurorët nuk kanë marrë një vendim nëse do të kërkojnë dënimin me vdekje kundër Snyder.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera